Vendimet e qeverisë rrezikojnë qytetarët e Kosovës, njërëzit në rradhë në pikat e postës

Vendimi i qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes ka shkaktuar kaos dhe tubime të mëdha të qytetarëve në pikat e postës.

Tubimet në fjalë po bëhen për të marrë ndihmat sociale, që sot do të jepen për dy muaj.

Qytetarët në tentativë për t’i ikur kufizimit të kohës së qarkullimit, janë mbledhur të gjithë, duke mos mbajtur distancën sociale e duke rrezikuar kështu edhe përhapjen masive të virusit.

Tubime të këtilla të njerëzve janë vërejtur edhe në Prishtinë, teksa më parë për këtë dukuri është raportuar edhe nga Peja e Gjakovë.


Shtuar 24.03.2020 09:52