Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një reagim të shqetësuar në lidhje me projeksionit e fundit të OKB-së.
Projeksioni në fjalë jepte një paralajmërim të frikshëm në lidhje më një ulje të nurmit të popullsisë së Shqipërisë, në vitin 2100.
Të lidhura
None found
“Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit”- shkruan president ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook, teksa shton se “Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët”.
Postimi i Metës
Kambanat e alarmit po bien!
Stop shpopullimit të Shqipërisë!
Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!
Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët!
9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane!
Koha është tani!
Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë! /albeu.com/
