“Të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim…”
Ditën e sotme presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme denoncoi atë që e quan grusht shteti, që eksponentë të lartë të mazhorancës po ndërmarrin ndaj Reformës në Drejtësi.
Të lidhura
None found
Por ndër të tjer, presidenti Meta bëri thirrje për tubim me datën 2 mars në Bulvardin Dëshmorët e Kombit, ku paralajmëroi për firmosjen e një dekreti, që do të bëhet së bashku me qytetarët, por nuk e saktësoi nëse kjo lidhet me shpërndarjen e Parlamentit.
Kjo ka nxitur reagime mjaft të ashpra midis maxhorancës dhe presidencës, ndërkohë që nga opozita ende nuk ka një qendrim në lidhje me këtë tubim.
Ndërkaq mbremjen e sotme Presidenti ka shpërndarë edhe një video, që është një spot për tubimin e thirrur me 2 Mars, ku në sfond është vendosur një këngë patriotike, ndërkohë që shfaqen imazhe teksa kreu i shtetit bën shqiponjën me duar.
Ne fund të videos Presidenti Meta thotë: “Ky është Atdheu i gjithë shqiptarëve, është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”.
