Meta bën thirrje për koronavirusin: Bashkimi bën fuqinë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan se përballimi me sukses i koronavirusit për të mos lejuar përhapjen e saj kërkon përgjegjshmëri.

Presidenti gjithashtu ka apeluar që mjekët e dalë në pension të kthehen në shërbim të qytetarëve.

Postimi i plotë

Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. BASHKIMI BËN FUQINË! 🇦🇱 /albeu.com/


Shtuar 10.03.2020 14:45