Mesdheu “pushtohet” nga viktimat, mbytet gomonia e mbushur plot me emigrantë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mesdhe, ku të paktën 24 njerëz vdiqën kur një gomone që mbante emigrantë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën në detin Mesdhe pranë Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Ekipet e Rojës Bregdetare Libiane zbuluan tre gomone që mbanin emigrantë të paligjshëm.

“Një nga prej tyre u përmbys, duke vrarë emigrantët”, u tha zëdhënësja e IOM-së, Safa Msehli, gazetarëve në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

“45 të mbijetuar të tjerë u morën në Libi dhe u arrestuan”, tha Msehli.

Deti Mesdhe është rruga më e preferuar e emigrantëve nga Afrika, kryesisht nga Libia, të cilët po përpiqen të futen në Evropë përmes Italisë dhe Maltës.


Shtuar 16.09.2020 17:44