Media italiane shuplakë Ramës: 15 vite burg për karantinën? Hap shumë i gabuar!

Media italiane “Euronews Italia” i ka dedikuar një artikull ndryshimeve në Kodin Penal të Shqipërisë ku parashikohet dënimi deri në 15 vite burg për të gjithë ata që nuk i binden rregullave të karantinës.

“Propozimi i Partisë Socialiste, drejtuesi i të cilës është Rama, është që të dënohen deri në 15 vitë burg të gjithë ata që nuk respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Masat që pritet të merren janë të ekzagjeruara dhe jorealiste, sipas shoqërisë civile dhe shoqatave shqiptare për mbrojtjen e të drejtave themelore përfshirë Komitetin e Helsinkit”- shkruan media në fjalë.

Në artikull përmenden edhe debatet lidhur me operacionin anti-KÇK dhe paketa “Anti-shpifje”, të dyja gjithashtu shumë të kritikuara si dhe disa oponenca nga shoqatq të ndryshme që reaguan direkt pas lajmit të qeverisë për këto ndryshime.

“Shqipëria ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, kur qeveria prezantoi masa të jashtëzakonshme.

Ndër propozimet më të kritikuara ishte edhe operacioni i OFL-së, që i jepte mundësinë policisë që të kryente operacione pa një udhër nga Gjykata por nuk mbetet pas edhe paketa për Mediat, e cila po studiohet nga Këshilli i Europës.

“E ashtuquajtura ‘paketë anti-shpifje’ prezanton masa kufizuese të lirisë së informacionit në Shqipëri, përmes miratimit të një regjistrimi të detyrueshëm të mediave online dhe kalimit të kompetencave tek organeve administrative, duke iu dhënë më shumë fuqi,”-shprehet studiuesja Gentiola Madhi.


Shtuar 14.04.2020 19:44