Me kokën poshtë, abuzuesi i 13 vjeçares del para gjykatës

Blerim Bizgjoni, 46-vjeçari nga Pogradeci ka dalë sot para gjykatës pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.

Ai ka qendruar me kokën ulur për gjatë gjithë kohës për të shmangur vëmendjen nga mediat.

46-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë lidhur me me akuzën për abuzim me të mitur, pas denoncimit të 13-vjeçares e cila ka deklaruar se ishte abuzuar që prej muajit korrik.

Kujtojmë se e mitura qëndronte në shtëpinë e abuzuesit për shkak se ishte shoqe me vajzën e këtij të fundit, por edhe prej pamundësisë ekonomike të familjes së saj.


Shtuar 14.09.2020 12:48