Mbyllet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, vendimi që i kalon Kuvendit

Komisioni Hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta ka mbyllur pas pothuajse një viti punimet. Në fundin e një procesi hetimor që u ngrit në Kuvend, mazhoranca arriti në përfundimin se presidenti Meta nuk e ka shkelur aq shumë Kushtetutën, sa të mjaftojë për shkarkimin e tij nga Kuvendi.

Drejtuesi i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh krenar për punën e tij dhe të kolegëve, që sipas tij kishte si qëllim të vetëm, që prej ditës së parë respektimin e Kushtetutës.


Shtuar 20.07.2020 11:48