Mbushi makinën me drogë e niset me të dashurën drejt Greqisë, kapet “mat” përmetari

Policia doganore ka vënë në pranga një të ri pasi në makinën ku po udhëtonte bashkë me të dashurën i është gjetur 1 kg lëndë narkotike.

Një i ri nga Përmeti është kapur nga policia kufitare e Qafë Botës, në Sarandë, me lëndë narkotike me vete.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Artan Ibrahimi nga Përmeti, i cili u ndalua ditën e sotme, teksa udhëtonte në makinë me të dashurën.

Më konkretisht nga kontrolli i kryer në makinën e të riut u gjetën 33 pako me kanabis sativa, pesha e të cilës nuk bëhet me dije.

Mësohet se destinacioni final ishte Greqia, ku lënda narkotike do të shitej.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë.


Shtuar 21.02.2020 17:09