Mblidhet sot KPL: Cili është rendi i ditës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 për miratimin e projekt-aktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për Besnik Cani.

Të pranishëm do të jenë Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë/ Office of Overseas Prosecutorial Development,Assistance and Training), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 24.02.2020
Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani.
Hedhja e shortit për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm i cili do të shqyrtojë ankimin e një shtetasi kunder vendimit të Prokurorit të Përgjithshem i cili ka vendosur arshivimin e çështjes.
Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.)


Shtuar 4.03.2020 09:28