PD ka përshendetur vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë.
Në një reagim, PD thotë se ky vendim i qeverisë u mor 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha.
“Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.
Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyrim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”, thuhet në reagimin e PD.