Manastirliu nxjerr urdhrin: Hapen plazhet, kufijtë dhe lëvizja me makina

Duket se më në fund, gjërat do të fillojnë të hapen dhe sezoni turistik është në derë. Ministrja e Shëndetësisë ka firmosur urdhrin për heqjen e kufizimit të lëvizjes të vendosura për shkak të koronavirusit, të cilat fillojnë nga data 1 qershor.

Kështu, sipas urdhrit të firmosur nga Manastriliu, plazhet pritet të hapen më datë 6 qershor sipas protokolleve të sigurisë të miratuara më herët.

Gjithashtu, duke filluar nga data 1 qershor hapen kufijtë me të gjitha vendet si për hyrje ashtu edhe për të dalë nga vendi, ndërsa hiqete dhe detyrimi i karantinës 14 ditore për ata që futen nga jashtë në Shqipëri.

Ministria ndërkohë ka ndaluar transportin publik deri në një urdhër të dytë. Rrjedhimisht, asnjë autobus apo furgon nuk do të lejohet të bëjë transport të udhëtarëve edhe pse lëvizja ndërmjet qyteteve do të lejohet.

Urdhri parashikon një kufizim të lëvizjes nga zonat e gjelbra në zonat e kuqe dhe anasjelltas vetëm për fundjavën, ndërsa nga 1 qershori nuk do të ketë asnjë kufizim.


Shtuar 29.05.2020 15:10