Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi tha se parlamenti është bërë qesharak teksa po zbaton masat ndaj koonavirusit, kur vetë ai dhe të tjerë kanë takuar shumë persona me dorë, si dhe janë parë policë trup më trup “duke dhunuar njerëz”.
Ai shtoi se revolta e popullit do “të shembë edhe parlamentin, e do të ndërtojë një të ri të dalë nga vota e popullit”.
“Z. Gjoni nuk ke pse mërzitesh pse qesh një pjesë e mazhorancës sepse dihet që këtyre i janë errur sytë nga pasuria. Meqë këtu filloi me teatër, këta shfrytëzuan fatkeqësinë për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, unë dua t’ju them që boll u bëmë qesharakë me maska, mbledhje online, kështu si funksionon kuvendi ta heqim këtë fatkeqësi fantazmë, unë kam takuar qindra qytetarë në dorë, ju me pazare, ajrosje, i keni parë turma njerëzish, policët trup më trup i keni parë duke dhunuar njerëzit. Revolta e përbuzja do jetë aq e madhe saqë edhe këtë parlament, një teatër i pështirë, dhe këtij i ka ardhur koha të shembet e të ndërtohet një me votën e drejtpërdrejtë të popullit dhe kjo do të vijë së shpejti“, tha Maliqi.
