Makina shpërthen në flakë mes tunelit, policia jep detajet

Një makinë ka shpërthyer në flakë mes autostradës Tiranë-Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 18:20 ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njoftoi se automjeti u përfshi nga flakët kur ishte në brendësi të tunelit.

Automjeti i përkiste shtetasit të identifikuar me inicialet F.N. Dyshohet se gjithçka u shkaktua për shkak të një defekti teknik, ndërsa nuk ka asnjë të lènduar në njerëz.

Shërbimet e zjarrfikëses mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.06.2020 17:15