Makina përplas triçiklin dhe e përmbys, shoferi përfundon në spital

Një makinë ka përplasur një triçikël duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit mbeti i plagosur, pasi mjeti i tij u përmbys në rrugë pas përplasjes me një makinë.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Fierit, ku një makinë tip Passat që po vinte nga Fieri, dhe nuk mundi ta shihte triçiklin pasi ishte në kthesë.
6
Për pasojë, 60-vjeçari me inicialet A.C ka humbur kontrollin e mjetit dhe triçikli është kthyer përmbys. Ai ndodhet në Spitalin e Fierit ku po merr trajtim mjekësor.

Policia e Fierit thotë se ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet reale të këtij aksidenti.


Shtuar 17.02.2020 13:22