Makina përplas motorin, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Durrës.

Një golf me targa AB 969 AA është përplasur me një motor dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit.

Drejtuesi i motorit është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa drejtuesi i mjetit është ndalur nga policia.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë shpejtësia e makinës.


Shtuar 14.07.2020 17:02