Makina përplas 40 vjeçaren në Korçë, këmbësorja përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një 40 vjeçare është përplasur sot nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Zvezdë të Maliqit ndërsa gruaja ishte këmbësore.

Policia raporton se është përplasur nga një mjet tip “Benz” shtetasja R. Xh., rreth 40 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2020, ora 08:10, në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë, (këmbësore në rrugë) e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 9.02.2020 08:30