Makina “hedh” motorin në ajër, plagosen dy persona në Vlorë

Njw aksident i rwndw ka ndodhur mbrwmjen e sotme nw Vlorw.

Një automjet tip Chevrolet me targa AA 994 MJ ka goditur një motor në zonën pranë Universitetit.

Të plagosur dy persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit.

Të lënduar janë dy personat të cilët lëviznin me motor.

Makina ka goditur motorin dhe ky i fundit ka fluturuar në ajër dhe më pas është plasur në tokë së bashku me dy personat në të.

Të dy personat janë dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.


Shtuar 5.02.2020 18:01