Liberalizimi i vizave me Kosovën, Rama i prerë: Ky është turpi i BE-së

Kryeministri Edi Rama në takimin e sotëm me homologun e tij, Avdullah Hoti ka folur pa nota diplomacie në lidhje me vonesat në liberalizimin e vizave të BE-së me Kosovën.

“Nuk di çfarë të besoj për liberalizimin e vizave, thjesht është tùrp për BE. Një turp i pashlyeshëm dhe i pajustifikueshëm. Jo se Kosova nuk ka bërë detyrat por sepse Kosova është marrë pèng i dinamikave të brendshme nga vendet e BE. Kosova duhet të presë të përfundojnë zgjedhjet në një vend dhe të shohë si mbyllen ato. Më pas të shohë se kush ka zgjedhje të brendshme”, tha Rama.

Gjithashtu Rama u shpreh se dhe vendi ynë së bashku me Maqedoninë janë viktimë e këtyre politikave të brendshme të BE-së:

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e paguajnë me sajesa pas sajesash. Dhe rajoni e paguan në terësi. Ja pse jam i bindur që bashkëpunimi rajonal është valvul e rëndësishme shkarkimi sa i përket prèsionit të madh për tregjet e vogla që ne jemi. Integrimi i tregjeve në rajon, nuk sjell asgjë të keqe dhe për përfundimin e çështjes themelore; njohjen e Kosovës nga Serbia”.


Shtuar 2.10.2020 10:21