Lëkundje tërmeti ndihen në vend, ja ku ishte epiqendra

30 minuta më parë në vendin tonë janë ndjerë disa lëkundje tërmeti.

Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter dhe janë ndjerë në orën 16:33.

Sipas faqes sizmiologjkike “Earthquake”, tërmeti ishte me epiqendër 18 km larg Himarës dhe 38 km larg Gjirokastrës.

Lëkundjet kanë qenë me thellësi 10 kilometra dhe nga informacionet paraprake, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale


Shtuar 23.06.2020 15:12