Ky është “loku” i Peqinit që u gjet dje i vrarë pranë varrezave në Elbasan

Ky është Regis Runaj, 23 vjeçari i njohur me pseudonimin “Loku” i Peqinit, i cili u gjet i vrarë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se Runaj ishte dhe mik i Emiljano Ramazanit, i cili po ashtu e ekzekutua 10 ditë më parë në mes të ditës. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 2 persona babë e bir, të familjes Manhasa.

Policia bëri një njoftim të thjeshte, dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për motivin apo autorët e kësaj ngjarjeje e cila mesa duket nuk do të mbyllet me kaq.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thike), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 30.07.2020 06:33