Kush gënjen e kush thotë të vërtetën? Lleshaj nxjerr bllof Edi Ramën

Duket se kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm Lleshaj nuk janë në një mendje për sa i përket draftit që deklaroi Rama pak ditë më parë në një konferencë për Ditën e Europës.

Sipas Kryeministrit ka një vit që po studiohet ideja e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri dhe se për këtë cështje ai është konsultuar edhe me ekspertët ndërkombëtare.

Ama Lleshaj nuk tha të njëjtën gjë, që duhet thënë se ngjall dyshimet se dicka nuk shkon në këtë mes.

-Unë nuk mund të shprehem as në favor as në disfavor të një projekti të paartikuluar-u shpreh Ministri i Brendshëm, i cili padyshim është një nga personat që duhet të ishte në brendi të cështjes.

Ndërkohë në lidhje me këtë propozim dhe angazhimin e ekspertëve të ministrisë së Brendshme në hartimin e këtij drafti, Lleshaj u zu ngushtë dhe u detyrua të deklaronte se kjo çështje i përket ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai tha:

Duke qenë se bëhet fjalë për një projekt mjekësor Ministria e Brendshme nuk është përfshirë ende në këtë proces. Sepse ende jemi në një fazë të hershme të procesit, sigurisht do i merret mendimi sepse përveçse mjekësor, një projekt i tillë sigurisht ka dhe elementë sigurie. Dhe vetëm kur të bëhet bashkë elementi mjekësor dhe elementi i sigurisë, atëherë do të jetë i pjekur projekti për t’u diskutuar. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 11:02