Alkool në çdo bankë dhe të gjithë me maska, si do shkojnë në shkollë maturantët

Pas 5 ditësh , maturantët do të kthehen nëpër shkolla.

Ministrja Besa Shahini ka përcjellë pak ditë më parë disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen gjatë qëndrimit në shkollë në mënyrë që të mbrohet shëndeti i secilit maturant dhe familjarëve, shokëve e mësuesve të tyre.

Rregulli i parë, sipas Ministres Shahini, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

Ndërkohë që siç shihet dhe nga fotot më poshtë, klasat janë pajisur me alkool në çdo bankë, shenjta e distancimit dhe afishimin e rregullave.


Shtuar 13.05.2020 11:04