Kush dhe si duhet të vetëkarantinohet, Ministria tregon rastet

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka treguar sitatën e deri më tanishme nga koronavirusi në vend.

Në vetë izolim duhet të shkojnë ata persona që shfaqin temperaturë apo probleme me frymëmarjen.

Në ventëkarantinim personi duhet të qëndrojë për 14 ditë nga dita e kontaktit me një person të prekur. Nuk duhet të mungojë higjena.

“Karantinimi i detyrueshëm është i rëndësishëm sepse jep disa gjëra të mira. Shmang kontaktet dhe ndalon sëmundjen të përhapet. Duhet të evitohen grumbullimet e mëdha, shohim shumë njerëz në restorante, kafene dhe urbane, gjë që nuk duhet”, u shpreh Zv,ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli.

Nga ministria u bë edhe një herë apeli të telefonohet në numrin 127 për këdo që shfaq shenja apo simptoma.


Shtuar 10.03.2020 11:57