A ka shtretër mjaftueshëm në Infektiv? Ministria e Shëndetësisë i shmanget pyetjes

Ministria e Shëndetësisë doli në një deklaratë LIVE për mediet, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Një prej këtyre pyetjeve u bë lidhur me numrin e shtretërve që ka Infektivi për të pritur personat e infektuar.

Por kësaj pyetjeje, zv/ minitsrja e Shëndetësisë iu shmang duke treguar se janë mjaftueshëm pa thënë një shifër konkrete.

Madje ajo përmendi edhe spitalin Shefqet Ndroqi, i cili sipas tyre do t’ju shërbejë si ndihmesë në rast se mbushen shtretërit në Infektiv por pa dhënë sqarime sesi mund të ndodhë diçka e tillë.


Shtuar 10.03.2020 12:00