Ku ka përfunduar ”Toyota” me të cilën u bë e mundur ekzekutimi mafioz i vëllezërve Haxhia?

Zbardhen të tjera detaje për ekzekutimin mafioz të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

Mësohet se policia ka zbuluar dhe disa biseda telefonike që kanë dalë gjatë përgjimeve të bisedave të disa indvidëve me precedent penal, që kohët e fundit ishin në përgjim dhe Besmir Haxhisë.

Gjithashtu policia është në kërkim të mjetit “Toyota” dhe dyshon se ajo mund të jetë çmontuar në ndonjë servis të zonës. Ndërkaq mësohet se vazhdon shoqërimi në komisariat i personave të tyre të kontaktit dhe ata po monitorohen nga policia.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbuluar se ka qenë një “Toyota” ngjyrë gri e errët nga ku është qëlluar, por targa nuk është fiksuar.

36-vjeçari, Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”, dhe ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ndërsa i vëllai , 27 vjeçari Viktori, ishte avokat me licencë prej 3 vitesh, por pa qenë aktiv në sistemin e drejtësisë. Dy vëllezërit kishin në pronësi prej vitesh, disa biznese në Durrës të cilat kanë qenë në emër të avokatit Viktor Haxhia, pasi Besmiri ishte me precedent penal


Shtuar 29.04.2020 08:45