Koronavirusi i merr jetën dekanit të njohur

Dekani i Fakultetit të Agrobiznesit në Universitetin e Pejës, Bakir Kelmendi ka humbur betejën me jetë për shkak se ishte infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e konfirmoi Ali Berisha nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.

Aleanca shkruan në Facebook se Kelmendi ka testuar pozitivisht ndaj koronavirusit, i cili në fund i mori jetën. Gjithashtu shprehen ngushëllime familjes së të ndjerit.

Të lidhura

None found

Deri tani, Kosova ka regjistruar 6917 të infektuar nga koronavirusi ndërsa kanë humbur jetën 169 prej tyre.


Shtuar 26.07.2020 06:29