Korça zbardhet nga dëbora, akset ku duhet bërë kujdes

Korça është zbardhur nga dëbora këtë mëngjes.

Reshjet me intensitet më të lartë dhe të shoqëruara me erë të fortë janë në zonat malore si Qafa e Qarrit që lidh Korçën me Ersekën, fshati turistik i Dardhës dhe ai i Voskopojës .

Në Dardhë trashësia e borës varion nga 10- 15 cm, ndërsa në Qafën e Qarrit dhe Voskopojë nga 2-10 cm.

Qarkullimi i mjeteve është pa probleme në të gjitha akset, lëvizja bëhet pa zinxhirë, por përjashtim bën vetëm km 5 deri në km 13, në fshatin Dardhë ku për mjetet e vogla rekomandohet përdorimi i zinxhirëve pasi rrezikohet.


Shtuar 5.02.2020 07:57