Konfigurimi i KQZ-së së re: Opozita i propozon PS-së formulën e tretë

Opozita ka propozuar formulën e tretë për mënyrën se si do të mund të bëhet zgjedhje e trupës së anëtarëve të KQZ-së re.

Dy formulat e para janë rrëzuar nga maxhoranca, ndërkohë që në formulën e re kërkohet që opozita të ketë në komisionin parlamentar një përfaqësuesi me të drejtë vetoje, ku të ketë mundësi të eliminoje 2 nga 4 kandidatët që do synojnë postin e Komisionerit ( Kryetari të KQZ-së)

“Përzgjedhja bëhet në një komision parlamentar, ku opozita do të ketë një përfaqësues të vetin me të drejtë vetoje.

Ky përfaqësues zgjedh 2 nga 5 anëtarët të Rregullatorit dhe 2 nga 5 anëtarët e Komisionit të Apelimit e Sanksioneve.

Shumica zgjedh 3. Më pas Kuvendi miraton ose rrëzon në bllok të 5 të përzgjedhurit.

Për Komisionerin, PS zgjedh 4 kandidatë, Përfaqësuesi i Opozitës Politike përjashton 2 dhe Kuvendi zgjedh 1 nga 2 të mbeturit”, thuhet në propozimin e PD.


Shtuar 23.06.2020 13:16