“Koha është tani”, Meta bën apelin e fortë

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë një postim ku nxjerr në pah të mirat e Shqipërisë.

Ai gjithashtu e ka shoqëruar edhe me një apel.

Sipas presidentit, “Shqiperia ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë”.

Mesazhi i Metës

Shqipëria ka diell për të gjithë! ☀️🇦🇱

Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!

Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet!

Koha është tani! 🇦🇱


Shtuar 25.07.2020 12:44