Kina duket se ka fituar plotësisht betejën ndaj koronavirusit, COVID-19, pasi në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktima por vetëm 32 raste të importuara me koronavirus.
Në total numri i të infektuarve është 81.740, i viktimave 3 331, ndërsa 983 janë rastet e importuara në total.
Pikërisht sot Wuhan, qyteti prej nga nisi pandemia, ka hequr masat e fundit kufizuese.
Duke nisur nga mesnata me orën vendase, ose ora 18.00 me orën tonë, do të rinisin fluturimet, do mund të dilet me makinë, me kushtin e vetëm që njerëzit të gëzojnë shëndet dhe të mos kenë pasur kontakte me pacientë të infektuar.