Më 11 prill një aksident i rëndë i mori jetën një të riu, Reldi Guga, vetëm 23 vjeç
Mësohet se i riu ka qenë duke ecur me biçikletë, pranë Uzinës Dinamo, në momentin që një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut e ka përplasur, duke i marrë jetën.
Lajmi është bërë publik nga pedagogu Erion Kristo, i cili e ka pasur student të riun.
Ky i fundit ka publikuar një video nga auditori në fakultet ku merrte leksione edhe 23-vjeçari. I riu dëgjohet teksa thotë se në Shqipëri nuk zbatohen ligjet.
Postimi i pedagogut Erion Kristo:
Po si na ike kështu, o Reldi? Po ishe në lule të moshës, o Reldi! Po vdiqe në aksident rrugor, kur nuk kishte as makina, o Reldi! Po lajmin për ty as nuk e dhanë, o Reldi!
Po ti ishe studenti im i preferuar, o Reldi! Po ça na bëni kështu ooo njerëz? Po na shtypni! Ti e dije që këtu nuk zbatohen ligjet, o Reldi!
Qofsh i parajsës, o Reldi! Shokët, miqtë, pedagogët nuk do të të harrojnë! Ngushëllime familjes! /albeu.com/