Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Ava Max, ka humbur një ndër njerëzit më të dashur për të, gjyshin e saj.
Ava, lindur në SHBA por me origjinë nga Saranda, ka publikuar hite të njëpasnjëshme si “My Way”, “Sëeet but Psycho” etj.
Sot, Ava ka ndarë me dhimbje një mesazh për ndarjen nga jeta të gjyshit të saj nga babai.
Postimi:
Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci.
Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor.
E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty.
Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im.
E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua” – shkruante sot Ava Max.
Gjyshi i këngëtares ka interpretur te filmi i vitit 1961 “Debatik”.
Dhionis Koçi luan pikërisht rolin e ushtarit italian të cilit Coli i çon breshka. Për ta kujtuar, shihni videon më poshtë.