Jo më shumë se 10 veta, Rama flet për transportin urban

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se ende nuk ka një datë kur mund të hapet transporti urban dhe ai ndërqytetas. Në mbledhjen e zhvilluar online me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Rama tha se pas 18 prillit mbi 90% e bizneseve do të jenë hapur.

Albana Fico: Përveç monitorimit të situatës, qëllimi ynë është gjurmimi i thelluar dhe evidentimimi i vatrave të reja dhe po mintorojmë rastet pozivite në krahasim me numrin e të shëruarve. Po rritim testimet, ndërkohë mendoj që në këtë pikë duhet të angazhohemi për një fushatë ndërgjegjësimi për masat lehtësuesse. Duhet që të merremi pak më gjerë me të. Nuk ka vend për vetëkënaqësi.

Edi Rama: Faktikisht plani është i qartë. Deri në datën 18 ne do të jemi 90 e kusur % të liruar. I vetmi problem është transporti urban dhe ai ndërqytetas. Do shikojmë të gjejmë një formulë kompromisi sigurisht me jo më shumë se 10 persona të grumbulluar.


Shtuar 7.05.2020 10:15