Janullatos bën ndërhyrje në zemër, reagon Meta: Shërim të shpejtë!

“I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme…”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një ndërhyrje në zemër, ku ka vendosur 2 stenda në zemër.

Kryepeshkopata konfirmoi lajmin, ku tha me një njoftim se Janullatos është në gjendje të kënaqshme dhe se për 2 ditë kthehet në Krye-peshkopatë.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas këtij lajmi, duke i uruar Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij.

Meta ka shprehur falenderim ndaj kryepeshkopit Janullatos për kontributin e dhënë në forcimin e harmonisë fetare në vend.

“Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën”, shkruan Meta në facebook.


Shtuar 27.06.2020 20:58