Për të katërtën ditë radhazi janë në ulje rastet e reja me Covid-19 në Itali: 170 sot, ndërsa dje ishin 255.
Megjithatë, për efekt të fundjavës, ashtu siç çdo të hënë, janë bërë edhe më pak tamponë.
Të lidhura
None found
Për të katërtën ditë radhazi është i qëndrueshëm edhe numri i viktimave: 5 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke vajtur në një total prej 35.112 viktimash. Sot Shqipëria kishte 6 vdekje.
Ndërkohë, edhe Lombardia, zona më e goditur nga virusi nuk shënon asnjë vdekje nga virusi. (Vlen të theksohet se në vendin tonë sot janë shënuar 6 viktima nga Covid-19)
Të shëruarit janë 147 (dje ishin 126), dhe në total janë 198.593.
