Ish-kreu i PS bën deklaratën e fortë ndaj socialistëve të Ramës: Pallati i kuçk*ve!

Ish kreu i PS ka bërë një tjetër deklaratë të fortë pas akuzave që hodhi ndaj Elisa Spiropalit.

Ish-kreu i PS-së në Shkodër Edip Shiroka, e ka quajtur kryeministrinë dhe Bashkinë e Tiranës një “Kuçkapalace”, duke e krahasur me emrin e një rruge në Vjenë.

“Sa herë që me Strassenbahn e bëj rrugën nga Schottentor ( qendër Vienë) për në Gersthof, është një nga stacionet ndërmjetës që quhet Kuçkagasse, dhe pa pikë “turpi” altoparlanti të njofton – Kuçkagasse – në shqip do të thotë – rrugica e kuçkës, fjala vjen si Zogu i Zi në Tiranë.

Dhe kjo më kujton grupin e Facebook-save qeveritarë që në varësi të objektit ku janë të instaluar, Kryeministri apo Bashki, ai objekt shumë mirë mund të quhet Kuçkapalace…”, shkruan në rrjet Shiroka.


Shtuar 29.09.2020 15:47