Ish-deputetja e PD: Më leverdis të kem zonjë shtëpie vjehrrën

Ish-deputetja Dhurata Çupi ka treguar se këtë vit nuk e ka vendosur pemën e Vitit të Ri në shtëpi si dhe nuk ka bërë dekorime të shndritshme kjopër shkak edhe të përjetimit sipas saj të dramës që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit në vend.

Ajo ka rrëfyer për gazetaren e Fax News, Eksiola Shehu mënyrën se si pritet periudha e ndryshimit të viteve në familjen e sja, kush gatuan, rap[orti me vajzën apo shkëmbimi i dhuratave me miqtë dhe të afërmit.

“Për shkak edhe të situatës së krijuar nga tërmeti, nuk kemi preferuar të ndezim drita zbukuruese apo të vendosim pemën e Vitit të Ri ndryshe nga vitet e tjera. Ndërkohë në disa detaje të tjera nuk mungojnë ngjyrat e festës.

I kemi festuar pranë familjes, ndoshta dy-tre vite kemi provuar ta festojmë jashtë banesës, por datën 31 Dhjetor të paktën e festojmë brenda familjes dhe banesës. Unë bashkëjetoj me mamanë e bashkëshortit dhe ndoshta edhe më ‘leverdis’ (qesh) që zonja e shtëpisë të jetë ajo”, tha ish-deputetja duke iu përgjigjur pyetjes se kush është amvisa e shtëpisë saj.

Po ju vetë gatuani?

Çupi: Kam provuar të gatuaj bakllavanë prej disa vitesh, nuk e di sa ia kam arritur, këtë vit nuk e kam gatuar vetë por shumicën e viteve po. Sallatën ruse, shtrimin e tavolinës, përgjithësisht me datë 31 bashkëpunojmë me të gjithë pjestarët e shtëpisë për të pasur një marrëdhënie të gëzueshme. Me bashkëshortin, vajzën mamanë e bashkëshortit. Më pas do të jem edhe me prindërit e mi që banojnë afër.

Festat e fundvitit shërbejnë për të shkëmbuyer dhurata me njëri-tjetrin, ju bëni dhurata?

Çupi: Po, jam natyrë që bëj dhurata, jo shumë të shtrenjta. Dhuratat klasike të mijat jam që dhuroj një shishe verë ose një kuti çokollatash, ndërsa për ditëlindje ndonjë buqetë lulesh. Ndërsa vetë më ka qëlluar të marr dhurata, dhe është e jashtëzakonshme kur njoftohesh nga postieri dhe të thonë se ke një tufë lulesh apo një urim për të marrë. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur që është përhapur urimi përmes luleleve, lulet dhe femrat thonë se janë dhuratë e Zotit, ndërsa kombinimi i tyre është i mrekullueshëm.

Bëni vizita tek të afërmit?

Çupi: Shkëmbejmë vizita, por ndryshe nga sa më parë, rrethi është i ngushtë. Ato që vizitoj janë kryesisht motrat, prindërit, vëllezërit apo të afërmit e bashkëshortit.

Është i vështrië takimi me të afërmit tuaj për shkak të angazhimeve politike, a është një pikë takimi festa me ta?

Çupi: Natyrisht që festa shërben për këtë gjë. Qëndrimi në shtëpi dhe komunikimi me të afërmit dhe familjarët janë të pazëvendësueshme në raste festash por jo vetëm.

Si e keni marrëdhënien me vajzën tuaj?

Çupi: Shëtisim, bëjmë biseda, mundohem ti afrohem problematikave të saj dhe ti kuptoj. Jam gjithmonë me të.

Si i kujtoni ju festat e fundvitit të kohëve më parë?

Çupi: Jam kundër mesazheve copy paste, mundohem që mesazhet ti personalizoj, ka humbur me kohën natyrisht dërgimi i kartolinave. Shkëmbimin e urimeve e vlerësoj, por të personalizouar.

Çcfarë jeni duke lexuar aktualisht?

Çupi: Marrrëdhënien me librin e kemi të përhershëm, për blerjen e librave përdor panairin vjetor. Të fundit e shfrytëzova për të blerë Fevziun, natyrisht edhe libra të tjerë, por këtij i jam rikthyer pasi trejton jetën që ka kaluar tek ne dhe të afërmit tanë, por kam në duar edhe George Orwell pasi me shërben duke qenë se merrem me politikë.

Një mesahz i juaji apo urim për shqiptarët?

Çupi:Viti që po lëmë pas përveç tërmetit ka pasur disa rekorde negative si përndjekja e përfaqësuesve të PD-së, ligji për anti-shpifjen etj, dhe shpresoj të mos përsëritet më. Pas një viti jo shumë pozitiv, pres të ketë presprioritet dhe realizim të të gjitha objektivave të shoqërisë. Shqiptarët paçin ditë të mbara dhe të gëzuara, pozitivitet dhe gjëra që nuk e dëmtojnë imazhin e vendit. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Uroj gjithë shqiptarët por veçanërisht ato të Dibrës, Matit, Bulqizës dhe Klosit, është një nga qarqet më të varfëra dhe uroj që gjërat të përmirësohen dhe të mos ketë më varfëri për ta. /faxweb


Shtuar 3.01.2020 17:35