“Të gjithë mësuesit që janë thirrur për të administruar provimet e maturës shtetërore dhe nuk janë paraqitur të merret masa e pezullimit nga puna…”
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar mesazhin kërcënues të Ministrisë së Arsimit në adresë të mësuesve që nuk kanë pranuar të administrojnë provimet e maturës shtetërore këtë vit.
None found
Boçi thotë se mësuesit e dinë se në cilën gjendje është degraduar deri në atë shkallë sa mësuesit kanë hezituar të marrin pjesë në procesin e administrimit.
Reagimi i plotë:
Matura e sivjetme është e kontestuar jo vetëm nga maturantët, por dhe nga mësuesit.
Këta e dinë aq mirë shkallën e degradimit të maturës, sa hezitojnë të jenë aktivë në procesin e administrimit.
E ndërgjegjshme për këtë, Ministria e nervozuar nuk harron t’i dërgojë hezitantëve mësuesë, mesazhe kërcënuese për pushime nga puna.
Një dhunë e pakufi dhe sistematike kjo, ndaj mësuesve.
Më turp e zi s’ka ku të shkojë.
Ministria ka humbur çdo logjikë e etikë.
Kërcënimet e tilla dëshmojnë pikën fundore të degradimit të maturës dhe rrënimin e këtij institucioni, me drejtuesë mjeranë e të paaftë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…
SHBA-ja prezantoi një plan të ri për sigurinë evropiane dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. [...] Read More... The post…
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë Policinë e…
Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të…
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re…