Categories: kosovë

Sveçla zotohet për mbështetje të mëtejshme të Policisë, buxheti arrin në 173 milionë euro

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të policëve të rinj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha zyrtarëve se nuk do të mbeten vetëm gjatë ushtrimit të detyrës. Ai premtoi se Qeveria do të vijojë t’u ofrojë mbështetjen, kushtet dhe mundësitë e nevojshme për punën e tyre.

Deklaratat e Sveçlës vijnë në një kohë kur Policia e Kosovës po përballet me mungesë uniformash për zyrtarët policorë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, buxheti i Policisë së Kosovës është rritur nga 109 në 173 milionë euro, afërsisht 60 për qind. Ai bëri të ditur se gjatë pesë viteve të fundit për këtë institucion janë alokuar dhe shpenzuar gjithsej 732 milionë euro.

Duke folur për furnizimin, Sveçla theksoi se procedurat administrative dhe ato të prokurimit nuk do ta ndalin përkushtimin e Qeverisë apo zhvillimin e Policisë së Kosovës.

Ministri në detyrë kërkoi nga eprorët dhe menaxhmenti policor të sigurohen që përkrahja qeveritare të përkthehet në punë më efikase të zyrtarëve. Ai e cilësoi suksesin e tyre në shërbim të qytetarëve si përgjegjësi dhe synim të përbashkët.

të fundit

Mosrritja e shujtës studentore, Forumi për Ndryshime në Arsim ngre padi ndaj MASH-it

Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…

6 minutes ago

Mucunski dhe Kasis në Shkup: Rruga evropiane fuqizon Maqedoninë përballë ndryshimeve gjeopolitike

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si…

6 minutes ago

VIDEO/ Kontroll i papritur në spitalin në Brazil, kryebashkiaku akuzon dy mjekë për marrëdhënie intime gjatë shërbimit

Një kontroll i befasishëm në një spital në Brazil ka përfunduar në një përplasje të fortë mes kryebashkiakut dhe dy…

10 minutes ago

Tragjedia rëndon mbi Owonon, mendon largimin nga futbolli ndërsa vëllain ia etiketojnë “vrasës

Portieri Jesus Owono, i cili ishte në portë në ndeshjen tragjike ku humbi jetën Jesus de Miguel, po përballet me…

10 minutes ago

Dy të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në Gjermani, raportohet edhe për të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof,…

10 minutes ago

Akuzohen për vrasjen e 61-vjeçarit në Bulqizë, nëna dhe djali lihen në burg: U plagos nga ariu dhe më pas qëlloi veten

Kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë nënë e bir Sadete dhe Gazmir Fiku të cilët akuzohen për vrasjen…

11 minutes ago