Infektohet me koronavirus gjyqtari i Gjykatës së Posaçme

COVID ka mbërritur dhe në institucionet më të larta të drejtësisë. Një gjyqtar i gjykatës së posaçme, ka rezultuar pozitiv.

Bëhet fjalë për Sandër Simonin, i cili që prej asaj dite nuk është paraqiturmë në punë.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK janë në të njëjtën godinë, dhe frika që numri i të infektuarve të jetë më i madh është ekzistente.

Prej javësh tashmë numri i personave që po rezultojnë me Covid 19 në vendin tonë është shumë i lartë, ashtu si dhe i atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor. Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë dy qytetarë humbën jetën ndërkohë që 90 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Sipas MSH-së situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.


Shtuar 10.07.2020 11:13