Infektohen me koronavirus katër punonjës të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër

Pasditen e sotme janë diagnostikuar me koronavirus 4 punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër.

Pas shfaqjes së simptomave të virusit, punonjësve të NJKSH u është bërë tamponi, përgjigjja e të cilit ka rezultuar pozitiv.

Ditën e sotme në vendin tonë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 5 persona. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 154 raste të reja me Koronavirus si dhe 13 pacientë ndodhen në terapi intensive prej të cilëve 4 janë të intubuar.


Shtuar 25.08.2020 17:11