IA DOLI/ 80 vjeçarja nga Durrësi fiton betejën ndaj koronavirusit

Ditën ë djeshme ka shkuar në 212 numri i të prekurve nga koronavirusi, prej të cilëve 10 kanë humbur jetën dhe 41 janë shëruar.

Një prej fitimtarëve është dhe kjo 80 vjeçare. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook, kanë bërë me dijë se nënë Haxhireja nga Durrësi ka dalë negative në testin e kryer pasi qëndroi për trajtim në spital.

Nënë Haxhireja na jep lajmin e mirë, se pas gjithë kësaj situate të vështirë që Shqipëria dhe bota po kalon, ka shpresë.

Ndërkohë deri më tani numri i të shëruarve ka shkuar në 41.


Shtuar 30.03.2020 07:29