I shpërtheu tritoli, ku është sot Preng Gjini

Pas atentatit me tritul në mes të Tiranës, Preng Gjini është nisur 3 ditë më parë drejt Turqisë.

Ai ka qëndruar vetëm 24 orë në një spital privat në Tiranë dhe pas kontrolleve të imtësishme është konstatuar se nuk disponoheshin pajisjet e nevojshme mjekësore për të bërë ndërhyrjet përkatëse të dèmtímeve në sy.

Njërin sy e ka të dëmtuar dhe rrezikon ta humbasë ndërsa për tjetrin mësohet se ka më pak pasoja.

Dërgimi i tij në Turqi është bërë privatisht nga familjarët.


Shtuar 23.09.2020 11:33