Kryedemokrati Lulzim Basha prej ditësh po takon nga afër pronarë të biznesit të vogël të cilët ankohen se kanë probleme të mëdha ekonomike, si pasojë e mbylljes për muaj me radhë nga koronavirusi.
Por ajo çka tërhoqi vëmendje sot, ishte se një qytetar i cili ka zgjatur kokën në një nga videot që demokrati Basha po realizonte me telefonin e tij, teksa fliste për problemet ekonomike.
Qytetari ndoshta ka pasur dëshirën të thotë diçka apo të dalë në televizor, por veprimi i Bashës është ai që mund të shkaktojë të qeshura.
Kreu i opzitës, lëviz menjëherë dorën dhe pozicionin e qëndrimit duke mbuluar me shpinë qytetarin i cili mesa duket i “vodhi” gjithë vëmendjen Bashës./albeu.com
