I riu nuk i ndaloi policisë, ç’ndodhi natën në këtë aks rrugor (VIDEO)

Policia e Shtetit ka postuar nje video me patrullimin dhe kontrollet e bera gjate nates ne rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

“25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi”- shkruan policia.

NJOFTIMI

Nxitimi të çon në 📸👮🏻♀ apo më keq akoma në🚑

Vijon kontrolli me Radar 📸, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h ✈ 🛣❗❗❗❗❗❗

25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi.

🚔🚓 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

🚫 shpejtësisë✈️✈️🛣️ se destinacioni 🏡 ❓❓❓❓❓❓🚑

Mos nxitoni ✈️për tê arritur fundin🚑, apo 📸✍👮🏻♀,

Shpejtësia ✈️🛣️ vret jetë.

Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe 🚑 në rastin më të keq.

Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020.


Shtuar 18.07.2020 06:43