I prekur me COVID-19, ndërron jetë punonjësi i spitalit shqiptar

Spitali i përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se një punonjës i këtij institucioni shëndetësor ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me Coronavirus.

Muhamedi Rizvanolli 63-vjeç, ishte shofer në Spitalin e përgjithshëm në Gjakovë për gati 40 vjet dhe që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur rezultoi pozitiv me COVID-19.

I gjithë stafi i spitalit ka ngushëlluar familjen Rizvanolli, duke thënë se do ta kujtojnë gjithmonë mikun e tyre për urtësinë tij, si një njeri i shkëlqyer dhe i nderuar në mesin e punëtorëve të shëndetësisë.


Shtuar 31.08.2020 20:14