I parruar dhe tullac, kështu mund ta gjeni vrasësin gjakftohtë që ekzekutoi vëlla e motër

Policia e shtetit ka identifikuar autorin e krimit të dyfishtë të ndodhur mbrmjen e djeshme në Rrëshen.

Personi që shihni në foto është Fatmir Kolecaj, 47 vjeç. Për këdo që ka informacion, policia bën thirrje të telefonojë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Njoftimi i policisë
Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.


Shtuar 26.02.2020 07:59