Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj ka trokitur në derën e një të moshuari me një qese të mbushur me ushqime me rastin e festës së Pashkëve.
Por ndërkohë që Veliaj i tha që të merrte qesen, i moshuari duke qeshur i ka thënë se nuk e ka të nevojshme këtë ndihmë duke shtuar se do tua jepte banorëve që janë në vështirësi ekonomike.
I moshuari: Faleminderit shumë, por këto do ia fal dikujt tjetër…
Veliaj: Ne ua sollëm juve se keni festë.
I moshuari: Faleminderit prej jush por unë do të bëj të timen. /albeu.com/