“I bënë gjilpërë në vesh”, vajza tregon vdekjen e së ëmës tek Infektvi

Elsa Bita, vajza nga Lushnja që dha detaje tronditëse për nënën e shtruar në spitalin e Infektivit ka dhënë lajmin e hidhur se mamaja e saj ka ndërruar jetë.

Bita ka thënë për fax web se e ëma ndërroi jetë 2 ditë pasi dha intervistën. “Më thanë ka vdekur, e ke te morgu”, i thanë vajzës duke e njoftuar për ndarjen nga jeta.

Njoftimin për vdekjen e nënës e mësoi më 4 Shtator në orën 10:00, ndërsa beson se 71-vjeçarja të ketë ndërruar jetë në orën 07:00. “Unë se hapa fare mamin, e kishin mbledhur si mumje”, u shpreh Bita.

Edhe një vajzë tjetër, e cila kishte babain të shtruar në spitalin Infektiv, i thanë se i kishte ndërruar jetë. Kur hapi trupin e të ndjerit, pa që ishte i mbuluar me gjak. Ndërsa vajzat bëjnë me dije se mjekët i japin të njëjtën certifikatë vdekjeje të gjithë viktimave.

Në certefikatë shkruhet se pacientët shtrohen për Covid, por sipas Bitës, të gjithë viktimave ia cilësojnë se shkaku i vdekjes ishte nga “arresti kardio-respirator”.

Më herët Bita tregoi nga oborri i spitalit se e ëma e saj ishte përkeqësuar pas një gjilpëre që pretendonte se i kishin bërë në vesh, ndërkohë që doktoresha që po e trajtonte, thoshte se nuk i ishte bërë një gjë e tillë.

Bita u shpreh se asnjë nga familja e saj nuk ishte pozitive me Covid dhe pse i kanë qendruar pranë dhe i kanë shërbyer nënës 71-vjeçare.

“Është më mirë të mos i sillni njerëzit në spital. E solla në gjendje të mirë, pas tre ditësh mami më thotë që më bën një gjilpërë te veshi. Doktoresha më tha që nuk i kemi bërë asnjë gjilpërë në vesh ndërkohë që mami më tha që i bërën gjilpërën. Kishte këputje trupi, e çova në urgjencë në Lushnje dhe më thanë që dyshohet për Covid. Në Lushnje mami ishte shumë mirë.

Pasi doli pozitive në Lushnje doktoresha na dha recetën por pasi piu ilaçet mami u bë më kèq. Më thoshte vazhdimisht që ilaçet më bëjnë më keq. Gjithë familja është negative por prèsioni i po.licisë nuk na lejon të dalim nga shtëpia kur tampon ka dal negative. Unë i kam humbur të gjithë shpresat, pres vetëm të jap shpirt në krahët e mi.

“Kam mamin këtu, nuk kam marrë informacione. Kushtet brenda janë skandaloze. Mami sa ishte me gojë e fliste, më thoshte nuk më japin ujë, më thahet goja, mbushin nga rubineti. Nuk më ndërrojnë. Doktoresha më ka thënë që është para intubimit, nuk bëhet më. Nuk e kam takuar doktoreshën. Iu kam kërkuar t’i japin vetëm pak ujë. Dje ia hoqën pak i dhanë ujë, piu pak e lagu buzën.

Sa i vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë më. Koordinatorët janë të patrajnuar, sillen shumë keq. Nuk japim dot informacion thonë. Të paktën t’i japin bebelinat. Kam 8 ditë këtu. 6 ditë kam fjetur në makinë dhe 2 ditë në hotel. Kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste, me një burim oksigjeni ka qenë. Tre ditë ishte ashtu. Më thoshte pse ankohesh jashtë se më bërtasin brenda.

Çfarë të them. Jam pishman që e solla këtu. I thashë doktoreshës ma jep ta çoj në shtëpi, ta shtrëngoj në krahët e mi, të japë frymën e fundit. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, na dhemb shpirti, na dhemb xhani. Të na thonë një fjalë, të ketë një zyrë informacioni, të marrim informacion, siështë gjendja”, tha gruaja e re.


Shtuar 16.09.2020 10:32